Gigi Hadid dhe familja e saj thuhet se kanë marrë kërcënime me vdekje pasi kanë mbështetur publikisht Palestinën.
Modelja gjysmë palestineze, ka ngritur zërin për mbështetjen e saj ditët e fundit në mediat sociale në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.
Pas reagimit që i bëri qeveria izraelite, tani është pohuar se jo vetëm Gigi, por edhe familja e saj kanë marrë kërcënime me vdekje për mbështetjen e tyre për Palestinën, çfarë i ka detyruar të ndërmarrin veprime.
Gigi dhe familja e saj, duke përfshirë motrën supermodele Bella, vëllain Anwar dhe prindërit Yolanda dhe Mohamed, të gjithëve u është dashur të ndryshojnë numrat e tyre të telefonit mes kërcënimeve.
Jo vetëm kaq! Familja në fjalë ka marrë kërcënime të tmerrshme edhe përmes e-mailit, rrjeteve sociale dhe telefonave të tyre, pasi numrat e tyre raportohet se u zbuluan në internet.