Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre akesorëve më përcaktues në stilin e një personi.
E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja. Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme te kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij.
Zgjedhja e një parfumi është tejet individuale duke filluar nga aroma, përmbajtja, marka e preferuar etj, por a jeni gjithmonë të sigurtë që produkti që keni blerë është origjinal? Në këtë artikull do të gjeni tre hapat që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur dhe të mos bini pre e mashtrimeve.
1.AMBALAZHIMI: Në pjesën e poshtme të parfumeve origjinalë, aty ku gjendet barkodi, është i gdhendur një kod i veçantë që ndryshon nga produkti në produkt, por që tregon origjinalitetin e tij. Në parfumet falsë, ky kod nuk ekziston.
2.NGJYRA E PARFUMIT: Shtëpitë e njohura të prodhimi të parfumeve nuk përdorin ngjyrues artificial në produktet e tyre. Një parfum origjinal vjen gjithmonë në një tonalitet të zbehtë, kurse imitimet janë të ndezur.
3.VENDOSJA NË KUTI: Kur blejmë një parfum, sigurisht që ajo që na tërheq është dhe kutia apo shishja me të cilën prezantohet. Kur hapni parfumin që keni blerë kushtojini rëndësi këtij detaji pasi mund të jetë shumë përcaktues.
Linku: https://abcnews.go.com/GMA/ConsumerNews/spot-fake-perfume/story?id=9671475
Foto: Freepik.com