Lifestyle

Parashikimi i motit, 19 tetor 2023

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 7-10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 1-2 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com