ShowBiz

Giorgia Meloni pas ndarjes: Jam shumë mirë, nuk dua të flas për këtë

“Jam shumë mirë, vijoj të bëj punën time si gjithmonë.” Me këto fjalë u është përgjigjur kryeministrja italiane Giorgia Meloni pyetjeve të bëra nga gazetarët pas ndarjes me ish-partnerin, Andrea Giambruno.

Mediat italaine shkruajnë se kryeministrja ishte në dijeni për praninë e  një materiali kompromentues  që shikuesit panë në emisionin satirik Striscia la Notizia që transmetohet në Canale 5 ,pjesë e perandorisë mediatike Mediaset e themeluar nga ish-kryeministri i ndjerë Silvio Berlusconi.

Megjithatë, kryeministrja Meloni mësohet se nuk e dinte në detaje përmbajtjen e këtij materiali.

Të Premten Piersilvio Berlusconi, djali i themeluesit të partisë Forza Italia, i telefonoi kryeministres dhe tha se i vinte “shumë keq” për transmetimin e audiopërgjimit të Giambrunos në Mediaset.

Unë nuk dija asgjë për këtë, përndryshe do t’ju kisha paralajmëruar“ e siguroi Melonin shefi ekzekutiv  i Mediaset.

Teksa njoftoi ndarjen, Meloni shtoi se miqësinë me ish-partnerin do ta ruajë për hir të vajzës së tyre 7-vjeçare.

Linku: https://www.theguardian.com/world/2023/oct/20/italian-pm-giorgia-meloni-splits-from-partner-after-his-sexist-comments

Foto: https://www.instagram.com/giorgiameloni/