Lifestyle

Ka një orë ideale për të pirë kafenë e mëngjesit, zbulojeni kur

Të gjithë preferojmë të zgjohemi me një filxhan kafe në mëngjes, duke menduar se është zgjidhja e duhur për një ditë me energji.

Por nëse ju konsumoni esëll kafenë, trupi juaj do të fillojë të prodhojë më shumë kortizol, i cili shton stresin, që në nisje të ditës.

Sipas ekspertëve mjekësorë, nuk ka nevojë të pini kafe në kohën kur trupi zgjohet vetë në mënyrë natyrale. Më vonë pasi të keni ngrënë diçka të shpejt për mëngjes, mund të pini kafe, por jo më parë.

Ora ideale për ta pirë një filxhan kafe është ora 08:30-9:00. Edhe nëse e dëshironi vërtet shumë ta pini me stomakun bosh, nuk ua sugjerojmë, pasi nuk i bëni mirë shëndetit tuaj. Me kalimin e kohës do ta kuptoni se është normale ta pish kafenë, pasi të kesh ngrënë pak mëngjes.

Linku: https://www.healthline.com/nutrition/best-time-to-drink-coffee

Foto: Freepik.com