ShowBiz

“Kishte nga ata që nuk besuan se do t’ia dilja, jam me fat që jam gjallë”, thotë Madonna

Madonna nuk mendonte se do t’i mbijetonte frikës shëndetësore që e solli në kujdes intensiv gjatë verës.

Kësisoj, gjatë një koncertit të saj në kuadër të turneut “Celebration” në Antwerp të Belgjikës, ajo theksoi faktin se kishte shumë prej njerëzve pranë saj, që kanë qenë pesimistë nëse ajo mund t’ia dilte të fitonte betejën shëndetësore.

“Më pak se katër muaj më parë, isha në një spital dhe isha pa ndjenja, dhe njerëzit po mendonin, duke parashikuar se mund të mos ia dilja”, tha ajo gjatë ndalesës së turneut të saj “Celebration” në Antwerp në Belgjikë.

“Pra, është një mrekulli që jam këtu tani”, ka shtuar ajo.

Mbretëresha e popit spekuloi se nëna e saj, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 30-vjeçe po kujdesej për të.

“Nëna ime, Zoti e bekoftë, ajo duhet të më ruajë”, shtoi Madonna duke mbajtur lotët. “Ajo tha: ‘Vajzë, nuk është koha jote për të shkuar’”. “Më duhet t’ju them, nuk ndihem shumë mirë tani, por nuk mund të ankohem sepse jam gjallë”, tha ajo.

“Faleminderit Zotit për fëmijët e mi dhe të gjithë juve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj, e vlerësoj shumë”, shtoi ajo.

Rikthimi i Madonës në skenë vjen disa muaj pasi ajo u shtrua në kujdes intensiv për një infeksion bakterial.

Linku: https://www.instagram.com/madonna/

Burimi i foto: https://www.instagram.com/madonna/