Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të muajit, do duhet t’i kthejmë akrepat e orës 60 minuta mbrapa. Për të gjithë ju që pyesni, “po”, me ndryshimin e orës do të fitojmë 1 orë më shumë gjumë.
Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë më mirë dritën e diellit për të kursyer energji. Në Shqipëri dhe Evropë, ora verore zbatohet të dielën e fundit të marsit, për 7 muaj, dhe ora dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.
Ndërkombëtarët kanë plane për të mos ndryshuar më orën, megjithatë deri më tani nuk ka një vendim final.
Linku: https://www.bbc.co.uk/newsround/37645854
Foto: Freepik.com