Brazili i njohur si konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës, ka njoftuar zhvillimin e vaksinës për varësinë nga droga e fortë dhe derivati i tij i fuqishëm, crack: një vaksinë.
Siç raporton AFD, me emrin “Calixcoca”, vaksina eksperimentale ka rezultuar veçanërisht inkurajuese në testet e kryera në kafshë laboratorike.
Deri më tani, rezulton se ilaçi i prodhuar, shkakton një përgjigje imune që parandalon kokainën dhe crack-un të arrijnë në tru, duke rritur shpresat e studiuesve për të ndihmuar përdoruesit të thyejnë “ciklin” e varësisë.
E thënë thjesht, ata që ishin të varur nga kokaina nuk janë më të varur nga ajo drogë e veçantë.
“Nëse trajtimi i vaksinës merr miratimin nga autoritetet kompetente, kjo do të jetë hera e parë që varësia ndaj kokainës do të luftohet me një vaksinë”, tha psikiatri Frederico Garcia, koordinator i ekipit që zhvilloi formulimin e injektimit në Universitetin Federal të Minas Gerais.
Ekipi që zhvilloi vaksinën fitoi vlerësimin kryesor javën e kaluar, me vlerë 500.000 €, në çmimet Euro Health Innovation for Medicine në Amerikën Latine, të sponsorizuar nga kompania farmaceutike Eurofarma.
Linku:https://www.barrons.com/news/brazil-scientists-developing-new-vaccine-for-cocaine-addiction-4e70eca1
Burimi i fotos:pexele.com