Sipas MeteoAlb, deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit.
Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por pritet një rritje e lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Link
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit
Foto: Frepik.com