ShowBiz

Pse e tradhëtove babin, Khloe Kardashian i kërkon llogari të ëmës Kris Jenner

Khloe Kardashian u përball me Kris Jenner për herë të parë për tradhtinë ndaj babait të saj të ndjerë Robert Kardashian.

Mirëpo, Khloé e pyeti Kris-it pse ajo e tradhtoi babanë e saj.

Kris dhe Robert Kardashian u divorcuan në vitin 1991 pasi ajo pranoi se kishte pasur një lidhje me futbollistin Todd Waterman në vitin 1989.

Duke iu përgjigjur pyetjes, Kris fajësoi moshën e saj.

“Mendoj se të qenit vërtet e re dhe budallaqe është diçka që ndikon, sepse nuk i kupton vërtet pasojat e veprimeve të tua,” u përgjigj Kris,

megjithatë Khloe refuzon ta pranojë atë si një përgjigje të përshtatshme.

“Por çfarë nuk po bënte babai im që të bëri të kërkoje diku tjetër?” shtoi Khloé.

Gjë për të cilën Kris tha se Robert ishte një bashkëshort dhe baba i shkëlqyer.

“Mendoj se rashë në një situatë ku mendova se bari ishte më i gjelbër nga ana tjetër e gardhit…”

Në fund, 66-vjeçarja pranoi se tradhtia ndaj Robert-it është pendesa më e madhe e jetës së saj.

Linku: https://uk.movies.yahoo.com/kris-jenner-says-cheating-robert-234234540.html

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CuCdDVZxAIz/?img_index=1