ShowBiz

Azemi zbulon frikën më të madhe që ka në raport me Albën

Azemi dhe Alba janë kthyer në dyshen më të komentuar që në momentin që ky i fundit i tregoi se ka pëlqim për të.

Po ashtu Lumbardhi duket se ka një simpati për Albën dhe situata është bërë goxha e komplikuar në shtëpinë vip.

Alba pëlqimin e Lumbardhit e ka refuzuar duke ia bërë të qartë se nuk e shikon më shumë se shok. Për sa i përket Azemit momentalisht ai duket se e ka rrugën e hapur.

Megjithatë pas refuzimit që Alba i ka bërë Lumbardhit publikisht ai ka frikë se mos po merr të njëjtën përgjigjie.

Gjatë një bisede me Monikën Azemi tregoi se kjo është frika më e madhe e tij në raport me të.

E di që pastaj do ta humbas fillin dhe nuk do të di si të veproj më tej u shpreh Azemi.

A do t’i japë një mundësi Alba mbetet për tu parë.

Linku: https://www.instagram.com/albanavukaj/tagged/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/