Lifestyle

Si do të jetë dasma perfekte në bazë të shenjës së horoskopit?

Dashi

Dashi preferon të ketë një celebrim me stil dhe shik. Si shenja e parë, ata duan të jenë të parët kudo. Ata pëlqejnë një martesë sa spontane, aq edhe të kuruar deri në detaje. Janë të guximshëm ndaj mos u çudisni kur të shihni gjithçka të mbuluar nga xixat dhe shkëlqimi.

Demi

Celebrimi perfekt për këtë shenjë do të ishte në një ambient të jashtëm mes natyrës dhe gjelbërimit. Ato i dashurojnë lulet, ndaj nuk do të ishte aspak e pazakontë të zbukuronin të gjithë ambientin me lule nga më të ndryshmet. Në darkë, do të ndiznin drita të lehta duke ia lënë vendin kërcimeve romantike.

Binjakët

Kjo shenjë e horoskopit do të çmendej pas një celebrimi me stil bohemian. Është e vështirë të kënaqen të dy personalitetet e binjakëve, ndaj duhet një miksim i dy stileve. Për shembull, kombinimi i luksit dhe detajeve të lehta e të freskëta do të arrinin përmbushjen e dëshirave të binjakëve.

Gaforrja

Gaforrja është një shenjë sentimentale dhe intuitive. Ajo drejtohet nga emocionet dhe zemra, kështu që sugjerojmë një celebrim me detaje të personifikuara dhe shumë të dashura. Martesa do të ishte perfekte nëse zhvillohej në një vend të largët, të qetë e të paqtë. Dhe sigurisht lista e të ftuarve duhet të jetë e shkurtër.

Luani

Një luan e urren të jetë i mërzitshëm. Ata kanë natyrë kreative dhe u pëlqen të vendosin trende. Ju me siguri do e kuptoni kur të shkoni në dasmën e një luani pasi çdo gjë do të jetë e re e nuk do e keni parë më parë. Luani kujdeset që gjithçka të jetë perfekte nga detajet më të vogla e deri te partneri me të cilin martohet.

Virgjëresha

Virgjëresha është një shenjë perfeksioniste dhe detajiste. Një person i kësaj shenje me siguri do të bëjë paraprakisht një listë të gjërave që duhen bërë, madje do të caktojë një afat për secilën. Me aftësi organizuese të shkëlqyera, celebrimi i një virgjëreshe s’mund të jetë gjë tjetër veçse i kuruar në detaje.

Peshorja

Peshorja është shenja më e paqtë e horoskopit. Dasma e saj me siguri do të jetë në harmoni dhe balancë të plotë. Si ëndërrimtare që janë, ato do të preferonin një celebrim në një vend të largët, jashtë në natyrë, porsi në përrallë. Ato pëlqejnë verën e kuqe, gjithçka të drunjtë dhe ngjyra në harmoni me njëra-tjetrën.

Akrepi

Akrepi është një shenjë pasionante dhe këtë do e reflektonte në çdo detaj të dasmës. Ngjyra plot jetë, shumë alkool dhe drita të forta do të identifikonin festën perfekte për një akrep. Ata dëshirojnë t’i surpizojnë të ftuarit e të lënë përshtypje sa më të mira.

Shigjetari

Shigjetari ka një dëshirë të fortë për udhëtime. Ai dashuron të eksplorojë vende dhe njerëz të rinj. Është një nga shenjat më entuziaste të horoskopit dhe asgjë s’do i dukej e tepruar. Ndaj mos u çudisni kur të merrni ftesën e dasmës së një shigjetari, ku ju kërkon të shkoni të gjithë në një ishull të largët.

Bricjapi

Epo pas gjithë këtyre dasmave në ishuj dhe në vende të largëta, erdhi koha për një festë klasike. Bricjapi ka menduar për ju pasi ai preferon një festë tradicionale me muzikë shqiptare dhe ushqim të mirë. Sigurisht që lista e të ftuarve do të jetë shumë e gjatë dhe ata padyshim do të kënaqen në një dasmë të tillë.

Ujori

Ujori është një shenjë me estetikë shumë të mirë, dhe do të pëlqente që çdo detaj i festës të ishte i hijshëm. Preferon pa diskutim një celebrim buzë detit ku të gjithë të ftuarit të jenë veshur thjesht dhe të ndihen mirë. Ata preferojnë gjërat e thjeshta, origjinale dhe të papërsëritshme.

Peshqit

Kjo shenjë e horoskopit është intuitive dhe shumë romantike. Peshqit janë ëndërrimtarë dhe shpirtra të lirë dhe do të dëshironin që dasma e tyre të ishte me gjithçka natyrale. Pa shumë shpenzime dhe përpjekje të tepërta, celebrimi i peshqve do të ishte shumë i ndjerë, pasi ato duan fillimisht të kënaqen vetë e më pas u interesojnë të ftuarit. Kryefjala do të ishte dashuria e fuqishme dhe e vërtetë.

Linku: https://www.washingtonian.com/2020/01/23/wedding-style-based-on-zodiac-sign/

Foto: Freepek.com