ShowBiz

Kim Kardashian fiton miliona dollarë në vetëm pak minuta

Kim Kardashian fiton miliona dollarë në vetëm pak minuta.

Kështu shkruan tabloidi britanik Daily Mail që nënvizon faktin se bukuroshja po fiton të ardhura të larta falë suksesit të linjës së re të veshjeve të brendshme për meshkuj.

43-vjecarja lançoi markën e saj të veshjeve ‘Skims’ në 2019, por tani po thyen rekorde për shkak të numrit të lartë të blerjeve. Burime pranë bukuroshes thonë se ka patur 25,000 porosi brenda vetëm pesë minutave.

Çmimet për veshjet e brendshme fillojnë nga 20 Dollarë dhe shkojnë deri në 80 Dollarë. Për këtë linjë veshjesh të brendshme ka patur një fushatë të suksesshme reklamimi ku kanë marrë pjesë yje të sportit si i Neymar Jr, Nick Bosa dhe Shai Gilgeous-Alexander.

Kim pranoi se një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e kompanisë ishte edhe vendimi për të zgjeruar gamën e veshjeve edhe për meshkujt.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-12679499/Kim-Kardashian-breaks-website-records-launch-SKIMS-menswear-line-earning-millions-dollars-just-FIVE-MINUTES.html#:~:text=Kim%20Kardashian%20reportedly%20earned%20millions,records%20with%20its%20vast%20sales.

Foto: https://www.instagram.com/kimkardashian/