ShowBiz

Selena Gomez tërhiqet nga rrjetet sociale për arsyen prekëse

Lufta Izrael-Palestinë ka ulur në gjunjë botën për ndjesinë e tmerrshme që po përcjell. Të shumta janë reagimet ndaj kësaj nisme të përgjakshme nga personazhë publik.

Pak më parë Selena Gomez ka njoftuar se për shkak të situatës shumë të rëndë të luftërave, do të largohet nga rrjetet sociale.

Ajo shkroi se ndihet e tmerruar nga titujt e lajmeve nga e gjithë bota dhe se do të pushojë nga rrjetet për pak kohë.

‘Dua të bëj një pushim nga mediat sociale sepse zemra më thyhet kur shoh gjithë tmerrin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë.

Njerëzit që torturohen dhe vriten ose çdo akt tjetër i urrejtjes ndaj çdo grupi është i tmerrshëm”, ka shkruar ajo.

“Ne duhet të mbrojmë të gjithë njerëzit, veçanërisht fëmijët dhe të ndalojmë dhunën”.

Linku: https://www.instagram.com/selenagomez/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/selenagomez/