E dashura e re e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti mund të jetë ajo që do të ndryshojë reputacionin e aktorit për marrëdhëniet e tij me vajza jo më të mëdha se 25 vjeç.
48-vjeçari ‘çmendet’ për supermodelen italiane e cila mbush 26 vjeç në Qershor dhe burime për “Daily Mail” thonë se ai po del vetëm me të.
“Leo çmendet pas Vittoria dhe çdo aspekt i saj e intrigon. Atij i pëlqen marrëdhënia dhe po del vetëm me të. Ajo është shumë inteligjente dhe ka të gjitha cilësitë që ai kërkon te një partnere”.
Mes këtyre cilësive është edhe interesi i supermodeles në kauzat mjedisore, ndërsa aktori ka lobuar për mbrojtjen e biodiversitetit, oqeaneve dhe ruajtjen e pyjeve.
“Kjo bën të mundur që të flasin për shumë gjëra. Ajo ishte ambientaliste përpara se të njihej me Leo kështu që nuk është se u njoh me të dhe krejt papritur nisi t’i interesonte planeti”, shton burimi.
“Vittoria është e suksesshme dhe shumë e pavarur financiarisht. Ajo është e mahnitshme dhe atij i duket e mrekullueshme. Por për tani, duan që ta mbajnë private romancën mes tyre”.
Para pak kohësh, një tjetër burim për median britanike tha se aktori është në kërkim të një marrëdhënie më të pjekur dhe dëshiron të ndryshojë reputacionin e tij lidhur me vajzat deri në 25 vjeç.