Angeline Jolie ka reaguar për bombardimet në kampin e refugjatëve Jabalia. Përmes një postimi në Instagramin e saj ajo flet dhe për atë që po ndodh në Gaza me palestinezët. Jolie akuzon liderët botërore për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit, nga i cili vetëm po merren jetë të pafajshme.
“Ky është një bombardim i qëllimshëm, i një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të shkojë. Gaza ka qenë një burg për gati dy dekada dhe po kthehet me shpejtësi në një varr masiv. 40% e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm. Po riten familje të tëra. Ndërsa bota po shikon, shumë qeveri po heshtin ndaj kësaj padrejtësie që u bëhet miliona njerëzve. Familje të tëra po dënohen, po privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihmat humanitare në kundërshtim me rregullat e ligjit ndërkombëtar. Duke refuzuar thirrjen për një armëpushim, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”, shkruan aktorja në postimin e saj.
Ajo e shoqëroi tekstin e saj me një foto të kampit të bombarduar dhe disa informacione rreth tij: “Kampi i refugjatëve Jabalia është më i madhi nga 8 të tillë në Rripin e Gazës. Pas luftës së vitit 1948, refugjatët u vendosën atje, shumica prej të cilëve vinin nga Palestina Jugore. Kampi mbulon një sipërfaqe prej vetëm 1.4 kilometrash. 116,011 refugjatë palestinezë janë regjistruar vetëm në këtë kamp që nga viti 1948, pra prej 75 vitesh tashmë.”
Ky reagim i Jolie u pasua me një sërë reagimesh nga ndjekës të saj. Kishte nga ata që thonin se informacionet që ajo ka nuk janë të sakta.
“Si keni arritur të shkruani kaq shumë pa thënë asgjë?” , thuhet në një koment. Ndërsa një tjetër shton: Si një person që lufton për të drejtat e refugjatëve, duhet ta njohësh më mirë historinë”.
Linku: https://www.instagram.com/angelinajolie/
Foto: https://www.instagram.com/angelinajolie/