ShowBiz

Sarah Ferguson zbulon detaje mbi betejën me kancerin

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson ka folur për mënyrën se si familja e saj u mblodh pasi ajo u diagnostikua me kancer gjiri gjatë verës.

Javën e kaluar, Fondacioni V për Kërkimin e Kancerit shpalli Grantin e Studiuesit “Sarah Ferguson V” për Kërkimin e Kancerit të Gjirit për nder të Dukeshës së Jorkut, e cila njihet gjerësisht si Fergie.

Dukesha, 63 vjeçe, do të ndihmojë në zgjedhjen e një marrësi të grantit kërkimor deri në fund të vitit 2024 në partneritet me Komitetin Këshillues Shkencor të “Fondacionit V”.

Nisma e re përputhet me avokimin e saj të gjatë për pacientët me kancer, të mbijetuarit dhe kërkimet si mbrojtëse e Trustit të Kancerit Adoleshent dhe punës së fondacionit të saj në “Sarah’s Trust”.

“Mezi pres të punoj me Komitetin Këshillues Shkencor të Fondacionit V në përzgjedhjen e marrësit të grantit dhe për të vazhduar punën e madhe së bashku. Vetëm javën e kaluar ne mblodhëm mbi 500 mijë dollarë për kërkimin e kancerit në ngjarjen e tyre vjetore në Napa”, tha ajo.

Fergie, pati një mastektomi të vetme të suksesshme gjatë verës pasi u diagnostikua me kancer gjiri gjatë një kontrolli rutinë.

Duke treguar se si vajzat e saj, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie, e kanë mbështetur atë që nga diagnoza e saj, ajo tha –“dy vajzat e mia të mrekullueshme janë nxitëset e mia të përzemërta, kampionët e mi të përkushtuar dhe shoqet e mia të shpirtit, dhe ato kanë qenë aq mbështetëse”.

Fergie e ka vlerësuar zbulimin e hershëm si kritik në historinë e saj dhe u thotë njerëzve se është mirënjohëse për të mbrojtur sot.

Linku: https://katiecouric.com/health/cancer/sarah-ferguson-breast-cancer/#:~:text=The%20Duchess%20of%20York’s%20rep,U.S.%2C%20about%20one%20in%20eight

Foto: https://www.instagram.com/sarahferguson15/