ShowBiz

A është Alba në një lidhje jashtë shtëpisë vip, ja si qëndron e vërteta

Alba ka bërë lëmsh djemtë e shtëpisë vip në BBVK. Një pjesë e tyre kanë shprehur simpati për të porn ë fokus duket se ka Azemin.

Gjatë kësaj kohe Alba është komentuar sikur ka një lidhje jashtë dhe po bën lojë me djemtë. E motra e saj është acaruar nga gjithë kjo dhe ka reaguar për Prive.

Jona ka mohuar zërat se Alba është në një lidhje jashtë shtëpisë vip.

“Kam pa disa komente negative të shpifura. Unë e njoh Albën më së miri në këtë botë. Alba nuk është e lidhur me askënd, nuk i ka tregu kërkujt në shtëpi se ka pëlqim për të.

Nuk është e vërtetë. Ka qenë beqare për një kohë të gjatë. Ka hy beqare dhe tani është beqare. Lumbardhi kishte disa sjellje toksike, dramatike që më janë dukë të teprune. E ka ba këtë punë të vogël të madhe pa nevojë. Si Azemi dhe Lumbardhi me duken djem të mirë. Por, kur dikush sjellet keq me motrën time, nuk i dua në atë moment. Por, nuk e preferoj njërin me shumë se tjetrin“, u shpreh ajo.

Linku: prive

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cyomq6zSdkAcliKjghjPs7v_6RvURJEriwYaP80/?img_index=1