ShowBiz

E surprizoi me lule, Alba i jep përgjigjien e shumëpritur Azemit për një romancë mes tyre

Alba është surprizuar nga Azemi me një buqetë me lule dhe një çokollatë.

Teksa po qëndronte vetëm larg banorëve tgë tjerë Azemi është futur në dhomë duke e emocionuar me dhuratën e tij.

Pas kësaj ai ka treguar se ndjenjat për të po rriten dhe po shkojnë drejt dashurisë. Alba e vendosur pak në siklet e ka falenderuar duke i dhënë një përqafim. Ajo ka treguar se nuk është në atë pikë ende por e vlerson si djalë.

Alba i ka dhënë shpresa Azemit duke i deklaruar për herë të parë se po mund të këtë diçka në vazhdim mes tyre.

Më pas Azemi është shprehur se ka filluar të ndjehet xheloz për Lumbardhin kur i afrohet dhe flet me të.

Mirpo ajo i ka treguar se ai nuk ka asnjë shans me të sepse ia ka bërë gjërat e qarta dhe pse ai nuk don t’i pranojë.

Linku:ttps://www.instagram.com/p/CzR7UPdBFE3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CzR7UPdBFE3/