Ueda dhe Arlindi janë çifti fitues i edicionit të parë të Love Island.
Dyshja ja arritën të fitonin çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.
Siç u pa në finalen e madhe, Ueda zgjodhi dashurinë dhe vendosi që lekët t’i ndajë me Arlindin.
Të gjithë janë kurioz të dinë se çfarë do të bëjnë çifti me paratë e marra.
Arlindi është shprehur se veprimi i parë që do të bëjnë me paratë është të ndihmojnë prindërit e Uedës me një pjesë të tyre. Këtë deklaratë çifti e sqaron më gjatë për “Rudina” në Tv Klan në intervistën e tyre të parë të përbashkët.
Edhe pse kam këtë dëshirë shumë të madhe që t’ua kthej në njëfarë mënyre prindërve të mi se kanë sakrifikuar shumë, e di se ata nuk kërkojnë asgjë ndaj meje dhe janë shumë krenarë për kush është Ueda dhe vajzën që kanë rritur, u shpreh ajo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=SZnfugoVMXU
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CzWm04mtLcj/