Kohë më parë u kë kryefjala e mediave të huaja për shkak të problemeve shëndetësore, por tani po komentohet për dëshirën e tij për të zgjeruar familjen. Bëhet fjalë për aktorin Jamie Fox i cili po mendon ti propozojë për martesë të dashurës së tij dhe të kenë një fëmijë së bashku.
Aktori i njohur ka mbajtur një marrëdhënie diskrete me partneren e tij Alyce Huckstepp që nga viti 2022, lidhje e cila sipas mediave të huaja thuhet se u bë edhe më e fortë pas problemeve shëndetësore të Foxx.
Burime për median “Radar Online” thonë se Jamie Foxx e sheh të paturit një fëmijë, një motiv më shumë në jetë pas sfidave të mëdha shëndetësore që kaloi këtë vit. Sërish kjo media shkruan se aktori planifikon t’i propozojë, gjatë pushimeve të ardhshme.