Gjysma e popullësisë së rritur të këtij globi gërhet, diçka që për ekspertët është mëse normale.
Kur vjen puna tek fëmijët, gërrhitja në disa raste mund të jetë shkak për shqetësim.
Shkaktarët e gërhitjes te fëmijët
Një përllogaritje mesatare tregon se 1 në 10 fëmijë gërhet natën.
Një nga shkaqet kryesore të gërhitjes tek fëmijet ka të bëjë me akumulimin e tepërt të indeve në pjesën e fytit që luajnë një rol pengues.
Bajamet e mëdha ose mishi i huaj pengojnë frymëmarrjen e qetë dhe shkaktojnë gërhitje.
Probleme të tjera që shkaktojnë gërhitje janë:
Alergjitë, Infeksionet e fytit,Azma, Kocka dhe kërci i devijuar i hundës, Apnea e gjumit.
Kur bëhet shqetësuese gërhitja te fëmijët
Prindërit duhet të shkojnë tek pediatri në rastet kur fëmija:
Gërhet shumicën e netëve të javës,
Gërhitja është shumë e shpeshtë gjatë natës,
Gërhitja është shumë e zhurmshme,
Linku: https://www.luriechildrens.org/en/blog/snoring-in-children-toddlers-when-to-worry/
Foto: Freepik.ccom