Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një puthje, one night stand apo një lidhje paralele që ka zgjatur me muaj të tërë, të tradhtohesh është e dhimbshme. Por kjo s’do të thotë që lidhja juaj nuk ia vlen të shpëtohet. Edhe pse familjarë dhe miq do t’ju thonë të hiqni dorë, vendimin përfundimtar e merrni ju.
“Monogamia nuk është e thjeshtë, madje për disa njerëz është pak më e vështirë, por shumë çifte me të cilët kam patur mundësinë të punoj, kanë zhvilluar një lidhje më të fortë pas tradhtisë,” pohon terapistja e çifteve Irina Firstein për Cosmopolitan. Nëse ndodheni në një situatë të ngjashme dhe kërkoni të rindërtoni marrëdhënien me partnerin tuaj, ja cilat janë 6 sjellje që duhet t’i shmangni.
Mos e injoro tradhtinë
Mos u sillni sikur nuk ka ndodhur asgjë, në të kundërt nuk do të mund të zbuloni problemet që qëndrojnë në thelb të lidhjes tuaj dhe që e kanë çuar partnerin drejt tradhtisë. “Ka sigurisht raste kur njerëzit tradhtojnë vetëm për seks, por në pjesën më të madhe, tradhtia vjen si përpjekje e partnerit për të nxjerrë në pah problemet e lidhjes,” shpjegon Firstein. Duke u përpjekur t’i kuptoni këto probleme, gjasat që një tradhti tjetër të ndodhë janë të pakta. Gjërat nuk duhet të kthehen si më parë, punoni për të krijuar një marrëdhënie të re, të fortë dhe përmbushëse për të dy.
Mos fajëso veten
Nuk është faji yt pse partneri nuk diti të komunikojë nevojat e tij. Nuk je përgjegjëse, nuk e ke merituar diçka të tillë, por kjo s’do të thotë që nuk duhet të përpiqesh më.
Mos merr hak
Mund të të bëjë të ndihesh mirë për momentin, por nuk do të zgjidhë asgjë. Gjithçka që duhet të bëni është të bashkëpunoni që të jeni sërish “në të njëjtën faqe”.
Linku: https://www.cosmopolitan.com/sex-love/a6812459/what-not-to-do-when-after-cheating/
Foto: Freepik.com