ShowBiz

Harry Styles bën ndryshimin drastik në pamje

Ylli i pop-it Harry Styles ka bërë një ndryshim drastik në pamje që ka shokuar fansat të tij. Këngëtari 29-vjeçar është shfaqur me një model flokësh shumë të shkurtër, teksa ndiqte koncertin e U2 në Las Vegas Sphere me të dashurën e tij, Taylor Russell dhe miqtë.

Ylli britanik i pop-it, i cili kishte veshur një bluzë të bardhë, u shfaq me kokën e rruar teksa kërcente me disa nga hitet më të mëdha të grupit.

Në fotot e publikuara, Styles shihet duke qëndruar pas të dashurës së tij, me njërën dorë në shpatullën e aktores.  Dëshmitarët okularë thanë për TMZ se çifti dukej i dashuruar gjatë daljes, duke bërë selfie dhe duke shkëmbyer puthje gjatë gjithë mbrëmjes.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=qF4fdK8x8zg&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Foto: https://www.instagram.com/explore/search/results/?q=Harry%20Styles%20