Adriana Lima është padyshim një nga femrat më të bukura në botë. Së fundmi u komentua në rrjet se bukuria e saj nuk është natyrale, por falë operacioneve plastike.
Në lidhje me këto zëra ka reaguar vetë modelja me anë të një postimi në Instastory.
“Fytyra e një nëne të lodhur të një vajze adoleshente, dy para-adoleshente, një djali aktiv, një 1-vjeçari që mëson të ecë dhe tre qenve . . . faleminderit për shqetësimin tuaj”, ka shkruar ajo krahas një fotoje të saj pa asnjë pikë grimi. Kujtojmë që më herët të martën, Lima shkëlqeu në tapetin e kuq të “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes” në Los Angeles.: