Aktualitet

Reperi i njohur ndahet papritur nga jeta në moshën 28 vjeçare

Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare reperi Oladips.

Reperi nigerian Oladips ka vdekur në moshën 28-vjeçare, konfirmoi ekipi i tij drejtues në një deklaratë të shpërndarë në Instagram. Shkaku i vdekjes së reperit nuk është bërë i ditur publikisht.

“Me pikëllim informojmë publikun e gjerë se Oladipupo Olabode Oladimeji i njohur ndryshe si OLADIPS ka ndërruar jetë. Jemi ende në shok ndërsa flasim”, thuhet në deklaratë. “Për më shumë se dy vjet ai i ka mbajtur betejat e tij brenda vetes, trupi i tij tani është pranë familjes dhe funerali do të shpallet sapo të përmbyllet! Familja kërkoi që ne të respektojmë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë. Zoti na dhëntë të gjithëve forcën për të përballuar këtë humbje të madhe.”

Oldadips u bë i njohur në vitin 2015 pasi fitoi një konkurs rep në internet të quajtur The King is Here.

Linku: https://www.billboard.com/music/music-news/oladips-dead-nigerian-rapper-obituary-1235472766/

Burimi i fotos: pexele.com