ShowBiz

Cassie padit reperin Diddy

Këngëtarja amerikane Cassie ka paditur producentin e njohur dhe një prej emrave më të famshëm të hip-hop-it, Sean Combs, i njohur edhe si Diddy .

Në padinë e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Manhattan, thuhet se Combs ka abuzuar fizikisht ndaj artistes gjatë marrëdhënies së tyre 10-vjeçare profesionale, por edhe romantike.

Ndër të tjera ajo e akuzon reperin se e ka detyruar të konsumojë alkool dhe lëndë narkotike.

Në vitin 2018, kur lidhja e tyre ishte drejt fundit, mësohet se reperi hyri me forcë në shtëpinë e saj dhe e përdhunoi.

“Pas vitesh në heshtje dhe në errësirë më në fund jam gati të tregoj historinë time dhe të flas për veten time dhe për të mirën e grave të tjera që përballen me dhunë dhe abuzim në marrëdhëniet e tyre”, thotë në një deklaratë artsitja.

Padia nuk kërkon një shumë të caktuar të dëmit monetar. Në vend të kësaj, këngëtarja kërkon drejtësi për vitet që u abuzua.

Avokati i Combs, Ben Brafman, lëshoi një deklaratë duke thënë se klienti i tij “i mohon me forcë këto akuza fyese dhe skandaloze”. Combs, 54 vjeç, themelues kompanisë diskografike Bad Boy Records, është një nga producentët dhe drejtuesit më me ndikim në muzikën hip-hop.

Revista Forbes e renditi atë në vitin 2017 si muzikantin më të paguar në botë.

Linku: https://abcnews.go.com/GMA/Culture/cassie-sean-diddy-combs-sex-trafficking-sexual-assault-lawsuit/story?id=104959227

Foto: https://www.instagram.com/cassie/