ShowBiz

Lil’ Kim pretendon se porositë paraprake për librin e saj “The Queen Bee” po “kapërcejnë Biblën”

Rep artistja, Lil’ Kim ka pretenduar se shifrat e para-shitjes për librin e saj të kujtimeve “The Queen Bee”, “po e tejkalojnë” librin e shenjtë “Biblën”.

Artistja, 49 vjeçe, e bëri këtë pretendim në një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram, duke ngritur zërin për përpjekjen e saj të ardhshme letrare.

“Kur postojmë para-shitjet tona, ne po e tejkalojmë Biblën dhe kjo është çmenduri”, tha në platformën e transmetimit artistja muzikore fituese e “Grammy”, emri i vërtetë i së cilës është Kimberly Denise Jones.

Ylli i lindur në Brooklyn nuk ka shpallur ende shifra specifike për paraporositë e librave.

Shitjet e Biblës vitin e kaluar u renditën në rreth 5 milionë kopje, raportoi Publishing Perspectives, duke cituar NPD BookScan.

Lil’ Kim në transmetim të drejtpërdrejtë tha se kishte hasur në disa telashe biznesi në procesin e sjelljes së librit në rafte, të cilat bëjnë që publikimi i tij të shtyhet për më shumë se dy vjet.

“Është një ngjarje e çmendur që po ndodh prapa skenave”, tha ajo.

“Duhet të jeni vërtet të kujdesshëm kur merreni me këto kompani librash, sepse ato përpiqen të përfitojnë fjalë për fjalë nga ju”, shtoi ajo.

Libri, i cili është shkruar bashkë me Kathy Iandoli, do të dokumentojë ngritjen e famës dhe suksesit të Lil’ Kim në karrierën e saj muzikore.

“Jam e emocionuar që më në fund mund të tregoj historinë time pas gjithë kësaj kohe. Shumë njerëz kanë menduar se e dinin historinë e Lil’ Kim, por nuk e kanë idenë”, pati thënë rep artistja në vitin 2021.

Artistja Lady Marmalade hyn në një treg konkurrues të librave të famshëm, i cili është forcuar nga publikimi i fundit i kujtimeve të Britney Spears, “The Woman in Me”, e që ka tejkaluar 1.1 milion në shitje që nga publikimi i tij më 24 tetor.

Linku: https://nypost.com/2023/11/15/entertainment/lil-kim-claims-memoir-pre-sales-are-surpassing-the-bible/

Foto: https://www.instagram.com/lilkimthequeenbee/