Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është kualifikuar për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Gjermania 2024.
Ekipi i Shqipërisë ka luajtur kundër kombëtares së Moldavisë, në vendin e kësaj të fundit, dhe ndeshja ka përfunduar me barazim.
Golin për ekipin e Shqipërisë e ka dhënë Sokol Cikalleshi.
Shqipëria është shteti i 12-të që e ka rezervuar vendin për kampionatin me 24 ekipe pjesëmarrëse.
Ajo i ka tri pikë më shumë sesa ekipi i çekëve, vendin e dytë, dhe katër pikë më shumë sesa Moldavia dhe Polonia, të cilat e kanë edhe nga një lojë për ta luajtur.
Kjo, përndryshe, është hera e dytë që Shqipëria kualifikohet për Botërorin në futboll.
Hera e parë ka qenë më 2016.
Linku:https://www.instagram.com/kombetarja.shqipetare1/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/kombetarja.shqipetare1/