Këngëtari i njohur i serenatave korçare, Stefi Prifti është përlotur dhe emocionuar pasi vajza e tij u shfaq në studion e ‘S’e Luan Topi’, ku ishte i ftuar.
Vajza e ka surprizuar me një këngë kushtuar artistit, por ky i fundit nuk ishte në dijeni dhe kur ajo është shfaqur duke kënduar është përlotur.
‘Nuk e besoj dot. E dëgjojmë’, thotë ai drejtuar moderatores.
Në këtë intervistë artisti si asnjëherë ka folur për familjen, divorcin e prindërve, mungesën e babait, humbjen e bashkëshortes dhe emigracionin.