Në kaosin total në “Maracana”, me ultrasit dhe policinë që u përplasën në tribuna, zëri i Leo Messit kumboi shumë fort: “Të gjithë jashtë fushës”…
Ishte kapiteni i “vjetër” i Argjentinës ai që mori iniciativën për të rikthyer kombëtaren e tij në dhomat e zhveshjes, duke vonuar kështu fillimin e ndeshjes me gjysmë ore (më pas e fituar 1-0 nga “Albicelestët”).
Trazirat në tribuna filluan teksa po luanin himnet kombëtare dhe në një sektor të zënë nga 3000 ultras argjentinas të pranishëm, shumica prej tyre të përzier me publikun vendas, ku shpërthyen përleshjet me tifozët brazilianë.