ShowBiz

Dua Lipa, imazhi i atleteve “Puma”

Dua Lipa shndërrohet në imazhin linjës së re të atleteve për femra të markës së famshme “Puma”.

Modeli i ri i atleteve quhet “Palermo”, i emërtuar sipas kryeqendrës së Siçilisë.

Edhe fotot përmes të cilave, ylli i muzikës Pop me prejardhje shqiptare prezanton këtë koleksion, i ka shkrepur në një ambient të brendshëm të një vile të stilit klasik të Italisë së jugut.

Nuk dihet vlera e kontratës që 28-vjeçarja ka nënshkruar me kompaninë gjermane të veshjeve sportive.

Këtë muaj, Dua Lipa publikoi hitin e saj më të ri Hudini që po ngjitet shpejt në majat e klasifikimeve, ndërsa albumi i saj i fundit Future Nostalgia sapo ka arritur 10 miliardë dëgjime

Linku: instagram.com/dualipa/

Foto: instagram.com/dualipa/