Balina Bodinaku në daljen e saj të fundit ka folur rreth një periudhe të errët që po kalon për shkak të gjendjes shëndetësore. Ish opinionistja e Big Brother Vip u shpreh kështu:
“Jam diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Kam vite qe luftoj me këtë sëmundje. E quaj një sfidë, provë. Të gjithë kanë provat në jetën e tyre. Mësoj shumë, njeh veten, sheh veten, te tjerët ndryshe. Kupton që asgjë nuk është e pamundur. Mëson të jetosh me këtë, përtej vështirësive, kufijtë nuk ekziston, e pamundura nuk ekziston.
Është thjesht çështje vetëbesimi, jemi në këtë jetë për të kaluar edhe prova. Nuk e shikoj si një dramë, por vështirësi. Vazhdoj te punoj. Ky është momenti më i vështirë i jetës sime.
Kanë kaluar së paku 10 vite me këtë sëmundje, ka ulje dhe ngritje te vetat. Jam natyrë luftarake. Nuk është një moment i vështirë, por janë vite. S’dua te jap detaje. Nuk do të vdes së shpejti (qesh)’, thotë Bodinaku gjatë rrëfimit të saj.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=UKV_r8plpZo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cz9jU-6NGF9/?img_index=1