Lifestyle

Shifra marramendëse/ Shitet uiski më i shtrenjtë në botë

Një shishe e rrallë uiski është shitur për 2.7 milionë dollarë, duke thyer në këtë mënyrë rekordin për verën apo pijen alkoolike më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ndonjë ankand.

Macallan 1926 është një nga shishet më të kërkuara në botë të uiskit skocez. Ajo u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s të shtunën, më shumë se dyfishin e çmimit të parashikuar që do të arrinte.

Ky uisk kaloi 60 vjet duke u maturuar, përpara se të bëhej një nga vetëm 40 shishet e llojit të saj në 1986.

40 shishet thuhet se nuk u vunë kurrë në dispozicion për blerje, por iu ofruan klientëve kryesorë të The Macallan.

Dhe sa herë që ndonjë nga shishet është nxjerrë në ankand gjatë viteve, ka pasur rezultate të jashtëzakonshme.

Një shishe e ngjashme është shitur në vitin 2019 për 1.5 milionë paund.

Linku: https://www.gamberorossointernational.com/news/the-most-expensive-whiskey-in-the-world-is-also-a-bit-italian/

Foto: Freepik.com