ShowBiz

U sulmua nga Qeveria izraelite, Gigi Hadid reagon sërish për vendin e saj

Modelja Gigi Hadid, e cila është me prejardhje nga Palestina ka shprehur mbështetjen për vendin e saj në rrjetet sociale pas sulmeve nga Qeveria Izraelite. Në një postim të bërë së fundmi në ‘Instagram’, ajo i është përgjigjur deklaratave të bëra më herët nga Qeveria izraelite, duke u shprehur se ata e shohin çdo shtetas palestinez si terrorist, por kjo sipas saj nuk është jo vetëm e vërtetë por as edhe e drejtë.

“Izraeli çdo palestinas e sheh si ‘terrorist’, çdo person që mbështet të drejtat palestineze si ‘antisemit’ dhe çdo hebre që është kundër veprimeve të qeverisë si ‘i urrej veten’  madje u them se të heqin dorë nga Judaizmi. Pra, të gjithë gënjejnë dhe të gjithë janë të gabuar përveç Izraelit? Nëse nuk do të ishte kaq e keqe dhe e shqetësueshme, do të ishte komike”, shkroi ajo në Instagram.

Në tetor u shfaq një mesazh shqetësues në profilin zyrtar të qeverisë izraelite për Gigin.

“Çkemi Gigi, historia tjetër është për ty. A ke fjetur gjatë javës së kaluar apo të është krejtësisht në rregull të bësh sikur nuk sheh që po vriten foshnjet hebre në shtëpitë e tyre? Heshtja jote tregon se çfarë mendon. Të shohim, ishte një pjesë e mesazhit.

Pas kësaj, ato publikuan një fotografi ku shihet një pjesë e dhomës së fëmijës dhe gjak në dysheme.

“Gigi Hadid, nëse nuk e dënon këtë, fjalët e tua nuk kanë kuptim”, iu drejtuan ata.

Linku: https://www.instagram.com/gigihadid/

Foto: https://www.instagram.com/gigihadid/