ShowBiz

Jul Deda bën dedikimin emocionues pas vdekjes së Zef Dedës

I madhi Zef Deda dje është përcjellë me homazhe për në banesën e fundit. Vendi humbi një artist të pazëvëndësueshëm dhe familja humbi një prind, partner, gjysh të mrekullueshëm. Miqtë, kolegët dhe të afërmit u bashkuan me lot në sy për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Nëpërmjet një postimi i biri Jul Deda ka reaguar duke përcjellë një mesazh prekës.

“Ecja e fundit bashke…!

Bab, direkt me mori malli.

Më mori malli për zërin tënd, për batutat e tua, për veprimet e tua, për shikimin tënd, për këshillat e tua, për energjinë tënde, për pozitivitetin tënd, për përqafimin tënd, me mori malli për ty.

Ahh, çfarë Babai, çfarë figure, çfarë talenti, çfarë personaliteti, çfarë njeriu. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim madhështinë e këtij njeriu, por dje dhe sot, vërtetova se Zef Deda përfundimisht nuk ishte vetëm i familjes tonë, por ishte pjesë e çdo familje shqiptare.

Nuk gjej dot fjalët për të shprehur mirënjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar për respektin qe ju treguat për Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, për çdo fjale të mire, çdo status në rrjete sociale, për çdo foto të shpërndarë, çdo sms të dërguar, çdo lot, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo përqafim, duke shprehur me te gjitha mënyrat respektin për figurën e tij dhe dhimbjen për largimin nga kjo bote.

Faleminderit të gjitha televizioneve dhe mediave, për çdo lajm dhe kronike ku vlerësohet kontributi i tij artistik dhe jo vetëm, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve të këtij vendi, qe e vlerësuan Zef Dedën në gjithë dimensionin e tij, faleminderit shqiptareve që morën rrugën nga çdo cep i vendit dhe jashtë tij për të ardhur në Shkodër e për të na lehtësuar dhimbjen. Mirënjohje!

Babush, unë besoj se ti ke parë gjithçka që ndodhi dje dhe sot, e pe respektin e një populli të tërë për ty, jam i bindur se ishe aty, ta di tipin, nuk ikën kollaj ti, madje nuk ikën kurrë.

Ti, z. Unik, je i përjetshëm, sepse njerëzit vdesin kur harrohen dhe ti s’ke për tu harruar në jetë të jetëve.

Zemra ime, nuk e ke idenë sa të dua. Por pa merak, do flasim çdo natë, do më pyesësh për tekstin e javës dhe unë do raportoj si studenti yt i përjetshëm, pastaj do dalim dhe do ecim, krah për krah, si gjithmonë..!

Nder i madh të jem yt bir…!”, shkruan ai.

Linku: https://www.instagram.com/p/C0FNfI4NU8g/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CvMP331tJXd/