Ed Sheeran një ikonë e muzikës botërore. Këngëtarin jemi mësuar ta shikojmë të lidhur ngushtë me skenën dhe njerëzit. Natyra e tij humane ka spikatur jo pak herë. Së fundmi artisti ka marrë një nismë të re për një kauzë të veçantë ka vendosur të shesë rrobat e tij të vjetra për të mbledhur para për bamirësi.
Një total prej 445 artikujsh i janë dhënë dyqanit East Anglia’s Children’s Hospices (EACH) në Framlingham, Suffolk, ku këngëtari u rrit. Shumë prej artikujve do të shiten në ankand në faqen e bamirësisë eBay, e cila u hap herët për shkak të interesit publik.
Kevin Clements, drejtor i EACH i mbledhjes së fondeve dhe komunikimit, tha: “Është një gjest i jashtëzakonshëm”.
“Rrobat nuk do të lahen ose hekurosen – ato do të shiten siç janë marrë”, thuhet në një deklaratë nga bamirësia, e cila gjithashtu konfirmoi se rreth gjysma e të brendshmeve ishin veshur nga Sheeran. Çdo artikull i shitur do të shoqërohet gjithashtu me një letër të autenticitetit të nënshkruar.
Linku: https://www.joe.co.uk/music/ed-sheeran-selling-underwear-in-action-414058
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CTNn-NioWmw/