ShowBiz

“Janë bërë të gjitha njëlloj”, Blero thumbon vajzat me ndërhyrje estetike

 

Banorët diskutuan ditën e sotme një temë që i përfshin të gjithë në një pikë apo një tjetër. Blero, Alba dhe Santiana diskutojnë për ndërhyrjet që bëjnë vajzat në fytyrë dhe duket që Blero është totalisht kundër ndërhyrjeve.

Blero: Janë bërë të gjitha vajzat njëlloj, mollëzat, buzët dhe hundën të gjitha njëlloj. Unë si mashkull them pse?

Alba: Nëse ke një kompleks mund ta rregullosh sepse unë punoj në klinikë dermatologjike, por nuk mund t’i ndryshosh tiparet dhe të thuash dua të bëhem si dikush tjetër sepse nuk të shkon me fytyrën, duhet të përshtatesh me formatin e fytyrës tënde.

Santiana: Mua më parë më pëlqenin sepse ishin trend, por tani nuk do e bëja një ndërhyrje në fytyrë, përveç hundës nuk do ndryshoja asgjë sepse trendi qëndron shumë pak dhe del diçka tjetër.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=ddY78nYdM5s&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Falbeu.com%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Foto: https://www.instagram.com/bleromuharremi/