ShowBiz

‘Isha mësuesi i saj’, Timo Flloko zbulon si lindën shkëndijat e para me Vera Grabockën

Timo Flloko dhe Vera Grabocka përveçse të suksesshëm në karrierë janë super të suksesshëm dhe në jetën private.

Dyshen jemi mësuar ti shikojmë si një shembull të këndshëm në rrugëtimin e tyre të dashurisë.

Mbëmjen e djeshme Timo Flloko ishte i ftuar në Opinion ku mes të tjerash foli dhe për mënyrën se si u njoh me partneren e jetës.

Ai rrëfen se ata janë njohur rastësisht, ai ishte mësuesi i saj. Timo shpjegon se ajo që i tërhoqi vëmendjen menjëherë tek Vera ishte, veçantia qe ajo kishte në sjellje, dinamikë dhe energji.

“Ishim shumë të rinj, unë e njoha në shkollë dhe prandaj them rastësia. Kjo duhet kuptuar që nëse nuk do të isha emëruar në Tiranë, se mund të emërohesha dhe në Vlorë, nuk do e kisha njohur këtë vajzë të re apo zonjë sot.

E njoha në bankat e shkollës, ishte studentja ime. Vera ishte e veçantë në sjellje, dinamikë, energji, natyrë dhe biseda. Vera ishte dashuri që ngeca sepse unë besoj që nuk kam qenë djalë jo simpatik, tërheqja që kishim ishte e dyanshme.”

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=957W0IciISo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/veragrabocka/