Artistja me origjinë nga Kosova, Rita Ora tash e disa ditë po qëndron në Kosovë, e shoqëruar nga familjarët dhe bashkëshorti, regjisori australian, Taika Waititi.
E nga qëndrimi në Kosovë, Ora ka ndarë një imazh përmes të cilit ka uruar Shqipërinë në 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka mbishkruar Rita.
Ndërkaq, arsyeja e vizitës së saj në Prishtinë, ishte festimi i ditëlindjes së saj të 33-të, dhe jo vetëm.
Rita Ora ka zhvilluar një sërë takimesh me politikanët vendorë, duke përfshirë, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, dhe më shumë.
Ora po ashtu ka marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Osmani mbrëmjen e 27 nëntorit, ku përpos saj, u panë edhe figura të tjera me nam.
Në darkën e organizuar nga presidentja kosovare, Ora ka pozuar pranë artistëve, Dafina Zeqiri e Yll Limani, derisa lista e të ftuarve po ashtu përfshinte edhe xhudisten Majlinda Kelmendin.
Krejt në fund, ylli i hitit “I’m comming home”, është pare duke e shijuar jetën e natës në një prej klubeve më të njohura në kryeqytet, duke vallëzuar deri në orët e para të mëngjesit.
Më herët gjatë ditës 28 Nëntorin shqiptarëve ua ka uruar edhe ylli tjetër kosovar me reputacion botëror, këngëtarja Dua Lipa.