Bad Bunny është një nga artistët më të suksesshëm i cili është cilësuar shpesh si ‘mbreti i muzikës latine’.
Por së fundmi revista Forbes e ka përfshirë atë në kopertinën e saj më të fundit dhe e ka quajtuar këngëtarin portorikan “Mbreti i ri i popit”.
Gazetarët e Forbes kanë intervistuar Bad Bunny duke theksuar faktin se është gjithahstu edhe një nga këngëtarët më të paguar gjatë viteve të fundit.
“Nëse ka diçka konstante te Bad Bunny, i cili është 29 vjeç, është se çdo gjë që ai krijon kthehet në një hit mbarëbotëror ”, ka shkruar revista në një postim në Instagram, për të prezantuar numrin e ri të radhës.
Pavarsisht suksesit të jashtëzakonshëm, disa ndjekës në rrjetet sociale shprehën pakënaqësi, pasi e konsideruan si mungesë respekti sepse ky titull ishte për këngëtarin e ndjerë Michael Jackson.
Disa përdorues të tjerë në rrjetet sociale e kritikuan postimin dhe e konsideruan këtë vlerësim të këngëtarit një ekzagjerim, ndërsa pati edhe nga të tjerë që e uruan këngëtarin për arritjet e tij.
Linku: https://www.thethings.com/bad-bunnys-controversial-the-king-of-pop-title-on-the-cover-of-forbes-has-fans-fuming/
Foto: https://www.instagram.com/badbunnypr/