ShowBiz

Drake i bashkohet festës! Shfaqet në këngën e fundit me xhaketë të kuqe e shqiponjën e zezë në shpinë

Dje ishte Dita e Pavarësisë së vendit tonë, por Drake nuk është vonë për t’ju bashkuar festës. Reperi kanadez sapo ka publikuar këngën e tij të re “Polar Opposites”, videoklipi përmbyllës i albumit të tij të fundit.

Siç duket në video, reperi ka miq shqiptarë pasi në rezidencën e tij ai shfaqet duke lozur poker me ta, veshur me xhaketa të kuqe e shqiponjën e zezë në shpinë. Kjo e fundit është simbol kombëtar dhe etnik i Shqipërisë.

Teksa luan poker e shfaqet pranë tryezave të bilardos, Drake i këndon një vajze, e cila sipas tekstit i ka bërë bllok në çdo platformë sociale. Vajza, quhet Mariana. (Ngjan si emër shqiptar apo jo?!)

Had to plans to understand ya
Mariana you broke my faith
Why you gotta listen to the propaganda?
We just broke the ice, and now you’re both leaving
I was being kind, I don’t understand ya
You should let your sister be the voice of reason
Either it’s your text that I’m misreading
Or it’s just your actions are misleading
Don’t know how they do things in Pristina
I just know the tension is increasing

Duke lexuar këtë pjesë të tekstit, ngjan sikur Drake na qenka dashuruar me një vajzë nga Prishtina.

Bipolare, e papjekur”, thotë ai në tekstin e këngës. Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon mbi qiellin e kuq.

Videoja “Polar Opposites” pason publikimin e “Scary Hours 3” e cila kapi rekorde shikueshmërie.

Këngëtari me famë botërore ka njoftuar më herët se ka në plan të marrë pak kohë larg muzikës, për t’u fokusuar te shëndeti i tij.

Linku: https://www.rollingstone.com/music/music-news/drake-polar-opposite-music-video-1234905295/

Foto: https://www.instagram.com/champagnepapi/