ShowBiz

Fëmijët e tij larg rrjeteve sociale, Noizy zbulon planet për të ardhmen

Prej disa dekadash Noizy është një nga reperet më IN të estradës tonë.

Këngëtari në çdo lëvizje të tij ka qenë në qendër të vëmendjes.

Por në daljen e tij të fundit ai ka dhënë opinionin e tij rreth rrjeteve sociale.

‘Unë kam jetuar shumë mirë dhe shumë i sigurt për një kohë të gjatë derisa më ndjekin disa budallenj kryesisht në Tik Tok, disa njerëz injorant kanë mundur të shfaqen në botë përmes Tik Tok-ut, u ka dhënë një dritare idiotëve, nuk e dija se Shqipëria ka pasur kaq shumë idiotë, derisa u shfaq Tik Tok.

Më vjen keq për fëmijët e mi, kur ata të rriten nuk e di më vjen të shkoj në një mal, të ndërtoj një mur dhe të jetoj atje që fëmijët e mi të mos shohin tutje duke ju thënë ska gjë të bukur atje, pa telefona me siguri për një kohë të gjatë.

Pra siç mund ta kuptjmë mes rreshtave reperi nuk ka dëshirë që fëmijët e tij të rriten me një frymë të tillë në rrjete sociale pavarësisht famës së të atit.

Linku: https://www.instagram.com/noizy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noizy/