Buci dhe Santiana janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, në një video të publikuar shfaqet Buci i cili e prek Santianën tek të pasmet.
Ky moment sigurisht nuk është lënë pa u komentuar në studio. Jo vetëm kaq por edhe e fejuara e Bucit është futur në shtëpi dhe i ka dhënë atij këshillat sesi duhet të sillet. Ajo i tha të mos harrojë jetën që ka lënë jashtë.
Mëngjesin e sotëm, Buci dhe Santiana janë parë duke komunikuar me tone të larta me njëri-tjetrin.
Santiana i thotë që ai duhet ta pranonte dhe të thoshte që mes tyre nuk ka asgjë veç se shoqëri. Sipas saj, Buçi, e ka nxjerrë shumë keq atë dhe nuk e ka respektuar as atë dhe as gruan e tij sepse duhet ta shpjegonte situatën.
Santiana: Ti duhet t’i tregoje Veronës qe mua më ke shoqe.
Buci: Ajo më ka thënë që s’mund të ulem më aty. Më tha të ndërroj lojën.
Santiana: Ti mua më ke tradhtuar, unë ty nuk ta kisha bërë kurrë. Burri im po të kishte ardhur, do i kisha thënë që unë Bucin e kam shok. Ti dole bespremë dhe më nxorre mua shumë keq para të gjithëve.
Buci: Unë ty të kam respektuar si shoqe.
Santiana: Jo ti mua nuk më ke respektuar fare dhe as gruan tënde.
Buci: Unë e kam bërë për lojë këtë.
Santiana: Atëherë duhet ta shpjegosh sepse dhe unë për lojë e kam bërë po e kam shpjeguar. Ti nuk ke shpirt
Linku:
Foto: