ShowBiz

Dyqani i Angelina Jolie do të ketë kafene, klasa dhe një galeri: Do humbas para

Angelina Jolie është bërë pjesë e industrisë së modës. Në intervistën e saj për WSJ, aktorja tha se nuk ka qenë kurrë në një shfaqje mode apo Met Gala”, por ndau disa detaje rreth biznesit të saj më të ri, “Atelier Jolie”.

Sipas prestigjiozes, biznesi i 48-vjeçares ndodhet në lagjen Noho të Nju Jork që dikur ka shërbyer si studioja dhe shtëpia e Jean-Michel Basquiat.

Jolie thotë se me “gjasë do të humbasë para, ndoshta për ca kohë”. “Nëse me kalimin e kohës do të praktikoj disa gjëra që mendoj se janë përmirësime dhe t’i ndaj si duhet, është triumf i madh”.

Ajo shton se nuk  do të ndjekë trendet  dhe do të ketë një qasje ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim të famshmit. Ylli i kinemasë tha se do që t’i adresohet disa problemeve në industri, por nuk e di cilat do të jenë përgjigjet.

“A mund të shmangim dëmin jo vetëm ndaj tokës, por ndaj punëtorëve? A është e mundur që unë të shkoj diku dhe të më pëlqejë të  bëj veshje, të vesh dhe të mos lëndoj askënd? Dhe ndoshta vërtet t’i trajtoj njerëzit mirë?”, pyet Angelina.

Dyqani do të shesë veshje të prodhuara nga “Atelier Jolie” si dhe të markave ekologjike. Gjithashtu klientët mund të sjellin veshjet e tyre për rregullime ose të krijojnë veshjet e tyre duke përdorur copa që nuk janë përdorur nga kompanitë.

Linku: https://pagesix.com/2023/12/05/style/angelina-jolies-atelier-jolie-store-will-have-a-cafe-classes-and-gallery/

Foto: https://www.instagram.com/angelinajolie/