Lifestyle

Unhappy Couple After an Argument in the Living Room at Home. Sad Pensive Young Girl Thinking of Relationships Problems Sitting on Sofa With Offended Boyfriend, Conflicts in Marriage, Upset Couple After Fight Dispute, Making Decision of Breaking Up Get Divorced

Sipas psikologëve, ky tipar na bën më tërheqës në sytë e të tjerëve

sikologët dhe ekspertët e shëndetit mendor besojnë se dhembshuria është karakteristika që i bën të tjerët të magjepsen me ne. Kur flasim për dhembshuri, nuk nënkuptojmë vetëm të ndjejmë keqardhje për dikë ose një situatë, por të zhvillojmë një lidhje të thellë me të tjerët, pa u fokusuar në atë se si duken, kush janë ose nga vijnë.

Është lloji i ndjeshmërisë që shërben si aftësi për të tërhequr njerëzit dhe sjell shumë avantazhe.

 Dhembshuria: Tipari kryesor që duhet të zhvillojmë

Edhe shkenca e mbështet këtë konstatim, pasi në një studim të vitit 2019 të Universitetit të Karolinës së Veriut, rezultoi se shfaqja e dhembshurisë na bën më të dëshirueshëm në sytë e të tjerëve.

Eva C. Klohnen, një profesore e psikologjisë në Universitetin e Lowa-s thotë: Ne jemi të tërhequr biologjikisht nga njerëzit që tregojnë ndjeshmëri dhe dhembshuri. Të gjithë duam të na duan dhe kuptojmë. Ne po kërkojmë njerëz që na mundësojnë të ndihemi kështu.

Një tjetër ndikim pozitiv i kësaj sjelljeje është se na bën të dukemi më të rinj. Por si? Nivelet e ulëta të stresit ndikojnë në një pamje më të mirë dhe po ashtu ndikon në jetëgjatësinë tonë.

Ka disa hapa që mund të ndërmerrni për të treguar më shumë dhembshuri dhe për të ndryshuar mënyrën se si e shihni jetën:

-Mendoni për një person që e doni shumë.

-Lëreni dhembshurinë të “përqafojë” trupin tuaj. Ruani qetësinë në situata negative.

-Lulet, mobiljet dhe dekorimet mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

-Shkruani një letër sikur po flisni me një të dashur, për atë që keni në mendje ose për një bisedë që keni bërë.

-Përpiquni të vendosni veten në vendin e bashkëbiseduesit ose të një të huaji përpara se të gjykoni vendimet ose reagimet e tyre.

Linku: https://www.businessinsider.com/characteristics-that-make-you-attracted-to-someones-face-2018-2

Foto: Freepik.com