Një burim i specializuar në teknologji, Weibo, ka bërë të ditur se linja e re e Iphone 16 nuk do të përfshijë teknologjinë e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve.
Sipas postimeve të tyre, Apple nuk ka në plan të rikthejë metodën e Touch ID për skanimin e gjurmëve të gishtërinjve në këtë seri të re të produkteve.
Ky lajmërim po krijon shumë komente dhe spekulime rreth rrugës që kompania po ndjek për sigurinë e përdoruesve të saj.
Përveç kësaj, njoftohet se Apple është aktiv në projektimin e çipave të reja për iPhone 16 dhe iPhone 16 plus, duke synuar uljen e kostos së prodhimit të këtyre pajisjeve.
Foto: Freepik.com