Lifestyle

2 fjalët që nuk duhet të thoni kur kërkoni falje

e të jemi të sinqertë, askujt nuk i pëlqen të kërkojë falje – veçanërisht pas zënkave. Është e vështirë të pranosh gabimet e tua, të kuptosh se ajo që bëre ose the lëndon të tjerët. Është e rëndësishme të dini se si të kërkoni falje.

Në veçanti, janë dy fjalë që nuk duhet t’i përdorni nëse dëshironi që njerëzit të kuptojnë që ju jeni penduar. Cilat janë ato? Bëhet fjalë për “Nëse” dhe “por” .

“Më falni nëse…” dhe “Më falni, por…” janë dy fraza që nuk duhen thënë, sepse çfarëdo që të thoni më pas, kjo e bën të pavlefshme faljen tuaj. Në thelb nuk merrni asnjë përgjegjësi dhe ia “hidhni” përgjegjësinë personit që keni përballë.

Linku: https://www.cnbc.com/2023/03/29/never-use-these-words-when-saying-im-sorry-that-make-you-sound-fake-say-experts.html

Foto: Freepik.com