Lifestyle

Mjelma duke notuar ne liqenin e parkut te Drilonit ne Pogradec, i cili eshte mbuluar nga bora. Prej disa ditesh i gjithe vendi eshte perfshire nga moti i keq dhe pjesa me e madhe e tij nga reshjet e debores e cila ka krijuar veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve ne disa akse rrugore.

Parashikimi i motit, 14 dhjetor 2023

Zhvillimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të diktojë kushtet atmosferike në territorin shqiptar duke bërë që shirat të jenë prezente.

Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që  orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të shirave edhe në zonat Jugore të territorit. Në majat e maleve priten edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C maksimalja në rang vendi.

Era do të mbetet e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com