Google ka publikuar përmbledhjen vjetore “Year in Search 2023” të asaj se çfarë është kërkuar më shumti nga njerëzit.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit kryeson në listën e kërkimeve të lajmeve për vitin 2023, sipas të dhënave globale të Google, duke pasuar me rastin e nëndetëses eksploruese të Titanikut që shpërtheu në muajin qershor së bashku me personat në bord, dhe në vendin e tretë renditet rasti tragjik i tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri.
Në listën e njerëzve më të kërkuar në Google për vitin 2023, Damar Hamlin, Jeremy Renner dhe Andrew Tate.
Për sa i përket listës së personave që ndërruan jetë këtë vit, emri i Mathew Perry ishte në krye, pasuar me Tina Turner dhe Sinead O’Conner.
Për seritë televizive, “The Last of Us” ka fituar titullin e serisë më të kërkuar, derisa në vendin e dytë listohet seria e njohur Wednsday; në vendin e tretë qëndron “Ginny and Georgia”.
Linku: https://mashable.com/article/google-year-in-search-2023-trends
Foto: Freepik.com